Gjykata Themelore në Prishtinë ka njoftuar se ka lëshuar letër rreshtim ndërkombëtar për 42 të akuzuarit për sulmin terrorist të 24 shtatorit të vitit 2023 në Banjskë.
“Gjykata Themelore në Prishtinë, ndaj dyzet e dy (42) të pandehurve të tjerë, të cilët janë akuzuar me Aktakuzën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, ka lëshuar letër rreshtime ndërkombëtar për sigurimin e prezencës së këtyre të pandehurve në procedurë, andaj pritet ndalimi dhe ekstradimi i tyre, me qëllim të zhvillimit të procedurës penale ndaj tyre”, thuhet nga Gjykata.