Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Nis gjykimi për sulmin në Banjskë, të akuzurit nuk e pranojnë fajësinë

Nis gjykimi për sulmin në Banjskë, të akuzurit nuk e pranojnë fajësinë

Në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka filluar shqyrtimi kryesor në rastin “Banjska”.

Të pranishëm në sallë janë tre te arrestuarit Blagojr Spasojeviq, Vladimir Toliq dhe Dushan Maksimoviq.

Të njëjtit nuk e kanë pranuar fajësinë për sulmin terrorist ku u vra rreshteri Afrim Bunjaku.

Në këtë aktakuzë përfshihen edhe 41 persona të tjerë. Teksa seanca po mbahet  vetëm për tre të akuzuarit.

Ndryshe, në shtator të vitit 2024, Prokuroria Speciale e Kosovës ngriti aktakuzë kundër 45 personave për terrorizëm, financim të terrorizmit dhe vepra të rënda penale, shumica prej të cilëve – përfshirë Millan Radoiçiqin, i cili mori përgjegjësinë për sulmin në Banjskë – janë në arrati.