Bind Skeja nga Linja e Jetës, i ftuar në emisionin Në Detaje në TV Arbëria, ka folur për punën e kësaj qendre.
Linja e Jetës është një qendër për parandalimin e vetëvrasjes. Bind Skeja ka treguar se, gjatë tremujorit të fundit, nga kjo qendër kanë pranuar rreth 227 thirrje për ndihmë.
“Vetëm për tremujorin e fundit, vetëm nga thirrjet telefonike, kemi pasur rreth 227 thirrje.
Përafërsisht, vetëm për tre muajt e fundit, kemi pasur 400-500 persona që na kanë kontaktuar, që për një periudhë tremujore është mjaft e lartë,” ka thënë Skeja.