21:02 New York
Dark Light
Kërko

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Arbëria > Kasolli: Kurti është i shantazhuar nga partitë minoritare jo serbe në këmbim të mbështetjes parlamentare

Kasolli: Kurti është i shantazhuar nga partitë minoritare jo serbe në këmbim të mbështetjes parlamentare

Analisti Afrim Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” me Rid Berishën ka komentuar zhvillimet e sotme politike me theks të veçantë dështimin e sotëm të seancës konstituive të Kuvendit të Republikës së Kosovës.

Sipas Kasollit, kryeministri në detyrë është i shantazhuar nga partitë minoritare joserbe duke iu referuar kërkimit të pozitave.

“Duket që tashmë kryeministri në detyrë Albin Kurti është i shantazhuar edhe nga partitë minoritare jo serbe duke kërkuar pozita gjithnjë e më të favorshme për to, në këmbim të mbështetjes parlamentare”, tha Kasolli në TV ARBËRIA.