Trainkos ka reaguar pas aksidentit tragjik të trenit me një veturë përgjatë së dielës në Jagot të Klinës, ku ka humbur jetën një 68-vjeçar dhe janë lënduar tre persona të tjerë.
Në njoftimin e ndërmarrjes thuhet se aksidenti ka ndodhur si shkak i mosrespektimit të shenjave të komunikacionit rrugor nga ana e drejtuesit të veturës.
“Na vjen keq, se si pasojë e një aksidenti të ndodhur sot, një qytetar ka humbur jetën dhe tre të tjerë kanë mbetur të lënduar. Familjes së viktimës dhe gjithë farefisit i shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe të thella”, thuhet në njoftimin e Trainkos.
“Komunikacioni hekurudhor rregullohet me ligje dhe sinjalizime specifike, të cilat obligohemi t’i respektojmë në përpikëri. Rregullat dhe sinjalizimi i trafikut rrugor janë obligative për të gjithë përdoruesit e rrugës, përfshirë drejtuesit e mjeteve rrugore,” thuhet tutje.