Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Ky është personi që humbi jetën nga goditja e trenit në Klinë

Ky është personi që humbi jetën nga goditja e trenit në Klinë

Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë.

Viktima është 68 vjecari, Nikë Palushaj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jagot të Klinës.

Aksidentin me fatalitet e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.