Me rastin e përvjetorit të zhdukjes së heroit dr. Hafir Shala, pranë shtatores së tij, kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci me familjarë të Heroit, bashkëveprimtarë e qytetarë, kanë vendosur lule dhe me një minutë heshtje nderuan kujtimin për të.
“Lufta jonë çlirimtare, ishte më e lehtë dhe më e përballueshme me mjekët atdhetarë, këtë okupatori e vërejti që në ditët e para të luftës tonë, andaj, ata e kidnapuan dhe nga ajo ditë, nuk dihet më asgjë për Dr. Hafirin”, ka shkruar Lladrovci.
Postimi i tij në rrjetin social:
Para 27 vitesh, u kidnapua mjeku i parë i plagëve të UÇK-së dhe qytetarëve në rrethana lufte, dr. Hafir Shala. Sot, me familjarë të Heroit, bashkëveprimtarë e qytetarë, kemi vendosur lule dhe nderuam kujtimin me një minutë heshtje, pranë shtatores së heroit, dr. Hafir Shala.
Dr. Hafiri kishte miqësi e shoqëri të hershme me Fehën të filluar në Drenas duke vazhduar në Zagreb, për tu lartësuar me veprimtarinë e përbashkët çlirimtare, si mjek i qytetarëve të Drenicës dhe më gjerë. Ai ishte mjeku i cili u mor me shërimin e plagëve të bashkëluftëtarëve me fillimin e Epopesë së UÇK-së.
Lufta jonë çlirimtare, ishte më e lehtë dhe më e përballueshme me mjekët atdhetarë, këtë okupatori e vërejti që në ditët e para të luftës tonë, andaj, ata e kidnapuan dhe nga ajo ditë, nuk dihet më asgjë për Dr. Hafirin.
Dr. Hafir Shala do të kujtohet përgjithmonë dhe kujtimi për të do të jetë i përjetshëm!
Lavdi dëshmorëve dhe martirëve të kombit!
Lavdi Ushtrisë Çlirimtare të Kosovë