Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin...

Canaj: Nëse Kosova nuk lëviz lidhur me Asociacionin, mund të dështojë anëtarësimi në KiE

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës...

Hakerët rusë sulmojnë faqet e institucioneve, Gërvalla: Rusia po kryen sulm hibrid ndaj Kosovës

Hakerët rus kanë sulmuar faqet e institucioneve të Kosovës,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Rama: Ardhja në këtë ditë nuk mund të kuptohet pa Rugovën dhe Thaçin

Extra AL PVC

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se marrëdhëniet me Kosovën janë më produktive se asnjëherë më parë. Sipas tij, të drejtat e shqiptarëve në tërësi janë çdoherë e më të avancuara. Në mbledhjen e dy kuvendeve, ai ka përmendur edhe Lidhjen Demokratike të Kosovës dhe Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës pa të cilat tha se nuk mund të kuptohet arritja në këtë ditë.

Rama tha se askush nuk e ka imagjinuar se në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, Kosova do të ishte e lirë, sovrane dhe pavarësia e saj përfundimtare.

Rama: Kosova nuk do të pres kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht ndëkombëtarisht

 

“Le t’i kthehemi me syrin e mendjes jo vetëm pamjes së sotme të Kosovës krahasuar me jo shumë vite më parë, unë nuk besoj se do të ishte e ndershme që të shtyheshin shumë e të thoshin se ‘po ne e kishim imagjinuar se në 110 vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë Kosova do të ishte e lirë, do të ishte sovrane dhe pavarësia e saj do të ishte përfundimtare’, ashtu sikundër unë besoj se edhe njohja e saj përfundimtare do të vijë më herët sesa vonë dhe se Kosova nuk do të pres kaq sa ka pritur qysh se ka shpallur pavarësinë për t’u njohur përfundimisht ndëkombëtarisht dhe për të qenë e pranishme në çdo instancë të të gjithë organizmit të përgjithshëm të botës ku ne jetojmë”, tha Rama.

E duke folur për marrëdhëniet në mes të dy shteteve, Rama tha se ato janë më produktive se asnjëherë më parë.

Rama: Marrëdhëniet në mes Shqipërisë dhe Kosovës më produktive se asnjëherë më parë

“Marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës sot nuk janë më të shkëlqyera thjesht, sepse jemi dy vende të ndara me dy shtete por të bashkuara me një zemër, por janë edhe produktive, më shumë se ç’kanë qenë kurrë ndonjëherë tjetër, dhe këtë e tregojnë faktet e prodhuara nga jo thjesht mbledhjen e përbashkëta të përvitshëm mes dy qeverise por nga vullneti dhe nga rritja e aftësisë jo thjesht për ta kuptuar në pranim por për ta zbatuar në praktikë bashkëpunimit në interes reciprok”, tha ai.

Rama tha se ardhja në këtë ditë nuk mund të kuptohet pa Ibrahim Rugovën dhe Hashim Thaçin.

Rama: Thaçi sot është ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon

“Dy emra do të sjell këtu në mendje pa të cilët nuk mund të kuptohet dot as ardhja deri në këtë ditë dhe as vazhdimësia përtej kësaj dite, Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe të dyja këto natyrisht lidhën me Ibrahim Rugovën, një i munguari madh sot pasi u nda nga jeta para kohe por me mision të kryer dhe Hashim Thaçi, një tjetri munguar i madh sot në këtë sallë i cili është i ndarë prej nesh përkohësisht me një mision që vazhdon”, përfundoi Rama.

Kjo është mbledhja e parë e dy kuvendeve dhe po zhvillohet në Tiranë në prag të shënimit të përvjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë.///TV Arbëria 

spot_img

Të fundit

Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin...

Canaj: Nëse Kosova nuk lëviz lidhur me Asociacionin, mund të dështojë anëtarësimi në KiE

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës...

Aeroplani i ri amerikan për fundin e botës

Forca Ajrore e SHBA-së ka gjetur një aeroplan të...

Bjellorusia i fillon stërvitjet bërthamore

Bjellorusia i ka filluar të martën stërvitjet ushtarake me...

Kryeziu: Kurti të mos bëjë hajgare me shtetin, nuk është vetëm kryeministër i VV-së

Ish-gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese, Kadri Kryeziu, ka kritikuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe krerët e shtetit se nuk po bëjnë punë serioze në...

Canaj: Nëse Kosova nuk lëviz lidhur me Asociacionin, mund të dështojë anëtarësimi në KiE

Rruga e Kosovës drejt anëtarësimit në Këshillin e Evropës do të jetë më e gjatë dhe më komplekse se sa është parashikuar fillimisht. Këtë e...

Aeroplani i ri amerikan për fundin e botës

Forca Ajrore e SHBA-së ka gjetur një aeroplan të ri të Ditës së Gjykimit. Ristrukturimi i postit komandues fluturues është teknikisht i fundit. Dhe...