Sociologu njëherit profesori universitarë, Fadil Maloku ka deklaruar se UNMIK-u moti e ka pasur kohën siç tha ai të pensionohet.
Maloku në emisionin “ARB DEBAT”, tha se kjo po ndodh për shkak se bota është duke shkuar në reduktim të shpenzimeve.
“Po UNMIK-u moti e ka pasë kohën me u pensionu dhe është dashtë një iniciativë atje në Kombet e Bashkuara dhe kjo është fort mirë që ka lind kjo ide atje që të largohet për shkak se ka qenë një barrë. Bota është duke shku në njëfarë reduktimi të shpenzimeve”, tha Maloku në TV ARBËRIA./