Një person është lënduar si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në fshatin Nabërgjan të Klinës.
Kështu ka njoftuar zëdhënësi i Policisë rajonale të Pejës, Fadil Gashi.
Sipas tij, në aksident ishin të përfshira një veturë dhe një traktor.
“Personi i lënduar është dërguar në Emergjencë. Në vendin e ngjarjes kanë dalur hetuesit e trafikut të cilët po zhvillojnë hetime lidhur me rastin. Aksidenti ka ndodhur rreth orës 15:40”, tha Gashi.