Një burrë ka raportuar në polici se dy persona i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon.
Sipas njoftimit, rasti ka ndodhur në Prishtinë të hënën.
“Është raportuar se dy persona të maskuar njëri me pistoletë dhe tjetri me një thikë, i kanë grabitur para të gatshme dhe një telefon viktimës mashkull kosovar. Viktimës i është ofruar tretman mjekësor. Rasti është duke u hetuar”, thuhet tutje.