Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Mehmeti: Për fat të keq, përgjatë periudhës komuniste nuk është trajtuar fare nga histografia shqiptare masakra e Tivarit

Mehmeti: Për fat të keq, përgjatë periudhës komuniste nuk është trajtuar fare nga histografia shqiptare masakra e Tivarit

Historiani Rustem Mehmeti, në emisionin “N’PULT” me Resim Morinën, në TV Arbëria, ka folur rreth masakrës së Tivarit.

Mehmeti ka potencuar se lidhur me masakrën e Tivarit nuk ka shumë të dhëna apo shkrime të sakta.

Ai shton se kjo masakër nuk është trajtuar fare nga histografia shqiptare.

“Për fat të keq, përgjatë periudhës komuniste nuk është trajtuar fare nga histografia shqiptare masakra e Tivarit, nuk ka arritur të përmbushë një histori të plotë,” ka thënë historiani Rustem Mehmeti.