Adriatik Stavileci, në një intervistë në emisionin N’Detaje në TV Arbëria, ka folur rreth punës së tij në Doganën e Kosovës.
Ai, lidhur me importin nga Serbia, ka thënë se vitet e fundit ka shënuar një rënie të madhe.
“Serbia dikur ka qenë, nëse i kthehemi katër-pesë vite më herët, në top 5-shen e vendeve prej të cilave importonim produkte. Ndërsa tani, sipas të dhënave të fundit, nuk është as në dhjetëshen e parë të shteteve nga të cilat importojmë. Arsyeja kryesore për këtë është se për një kohë ka pasur ndalesa.
Importi prej Serbisë ka një rënie të madhe gjatë këtyre viteve të fundit,” ka thënë Stavileci në N’Detaje në TV Arbëria.