Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara

Moslejimi i Thaçit në varrimin e babait, Haxhiu thotë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se do t’i shkruajë kryetares së Dhomave të Specializuara për moslejimin e Hashim Thaçit që të marrë pjesë në varrimin e babait të tij, Haxhi Thaçi.

Kjo pasi sipas minitres, një vendim i tillë është absurd, derisa shtoi se është bazë e respektimit të të drejtave të njeriut që të marrësh pjesë në varrimin e prindit.

“Proceset gjyqësore duhet të jenë të drejta e të bazuara mbi respektimin e të drejtave më elementare njerëzore. Nuk ka gjë më njerëzore sesa të marrësh pjesë në varrimin e prindit. Andaj, krejt absurde nga ajo që kuptuam nga mediat se ish-presidentit Thaçi nuk i është dhënë leja për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit të babës. Lidhur me këtë vendim të padrejtë do t’i shkruaj kryetares së Dhomave të Specializuara”, tha Haxhiu.