Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se masakra në Tregun e Gjelbër në Mitrovicë është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë.
Sipas tij, sulmi i 13 marsit të vitit 1999 ku mbetën të vrarë shtatë civil është ishte pjesë e strategjisë së Serbisë për spastrim etnik në Kosovë.
“Ky sulm ishte pjesë e strategjisë së terrorit dhe spastrimit etnik të Serbisë në Kosovë. Kjo masakër, sikurse ajo në tregun Markale në Sarajevë, e qindra masakra të kryera gjatë luftës në Kosovë dhe Bosnjë e Hercegovinë, janë dëshmi e gjenocidit të Serbisë. Masakrat si kjo nuk mund të harrohen dhe nuk mund të mbeten të pandëshkuara. Sot përkujtojmë viktimat e pafajshme që humbën jetën në këtë masakër. Ndajmë dhembjen me 128 të plagosurit, shumë prej të cilëve mbetën me pasoja të përjetshme”, tha më tej Kurti.