Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Elezi me deklaratë të fortë për foton e Presidentes në AKI: Qëllimi i vetëm ka qenë për të identifikuar zyrtarët e AKI-së

Elezi me deklaratë të fortë për foton e Presidentes në AKI: Qëllimi i vetëm ka qenë për të identifikuar zyrtarët e AKI-së

Eksperti i sigurisë, Bedri Elezi, në ARB Debat me Rid Berishën ka komentuar fotografinë që publikoi Vjosa Osmani, me zyrtarët në Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë.

“Ai ka hedhur disa dyshime mbi këtë, duke thënë se qëllimi i vetëm i vizitës së Osmanit në AKI ka qenë për të identifikuar zyrtarët e AKI-së.”

Sipas Elezit, për të hyrë në ambientet e AKI-së, çdo individ duhet të ketë leje të posaçme sigurie ose autorizim të veçantë.

“Për të hyr brenda ambienteve të AKI-së ka një protokoll persona të cilët do të jenë brenda këtij institucionit duhet të kenë leje të posaqshme të sigurisë, apo mund të kenë autorizime të psaqshme”, ka thënë Elezi.

Megjithatë, ai ka theksuar se udhëheqësit shtetërorë, si presidenti, kryeministri dhe ministrat, nuk duhet të vizitojnë AKI-në, pasi ata janë persona me mandate të caktuara dhe të kufizuara.

“Presidentja pas vitit 2026 mund të mos ketë asnjë funksion politik, dhe e njëjta ka arritur që të identifikojë zyrtarët me cka edhe në të ardhmen mund të ushtrojë presion në bazë të asaj që e njëjtta e din që ato gra shërbejnë në aki”, ka thënë Elezi.

Në lidhje me përdorimin e paisjeve teknike, Elezi ka komentuar mbi lejen e dhënë nga AKI për të shkrepur një fotografi brenda ambienteve të institucionit, por ka theksuar se protokolli i AKI-së është shumë i qartë dhe nuk lejon futjen e paisjeve teknike, përfshirë aparate fotografike, brenda objektit. Ai ka ngritur pyetjen nëse aparati i përdorur ka mundur të regjistrojë të dhëna të tjera për të identifikuar zyrtarët e AKI-së.

Sipas Elezit, deklarrata e presidencës tregon se paisjet e përdorura nuk kanë qenë të AKI-së, dhe kjo ka ngjallur shqetësime mbi mundësinë e përdorimit të teknologjisë për identifikimin e personave. Elezi ka theksuar se përdorimi i mundshëm i intelegjencës artificiale për identifikimin e personave nga pas është një shqetësim serioz. Ai ka përmendur se qëllimi kryesor i vizitës ka qenë identifikimi i zyrtarëve të AKI-së, dhe kjo është një çështje që kërkon vëmendje të shtuar. /TV Arbëria