Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Gashi: Me 650 euro një familje katër-pesë anëtarshe, nuk mund t’ia dalë

Gashi: Me 650 euro një familje katër-pesë anëtarshe, nuk mund t’ia dalë

Kryetari i Sindikatës së Pavarur të Administratës së Kosovës, Ali Gashi, ka qenë i ftuar në emisionin “N’PULT”, në TV Arbëria, me moderatorin Resim Morina.

Ai në “N’PULT” ka thënë se një pagë prej 650 eurosh që është për shërbyesit civil, është e papërballueshme për një familje katër-pesë anëtarëshe.

Gashi, duke iu referuar pagave të ulëta në sektorin publik në përgjithësi, ka thënë se po krijohet një shoqëri e varur.

“Tani, të them të drejtën, ta krijosh një familje dhe ta krijosh një kulturë frike, që mund të mbetesh edhe pa asnjë cent në xhep në 10 ditët e fundit të muajit, kjo është fatkeqësi për shoqërinë, sepse po e krijon një shoqëri të varur. Nëse është qëllimi që ne të krijojmë një shoqëri që gjithmonë mbetet në atë gjendje, se a po jep dikush, a po lëshon ndonjë ndihmë qeveria, për festa ose fundvit, kjo është shoqëri për të cilën ne nuk kemi luftuar, për të cilën ne nuk kemi punuar dhe për të cilën ne as që duam ta mendojmë. Ne duam punë, angazhim, dhe për punën që e bëjmë të paguhemi dinjitetshëm,” ka thënë ai në TV Arbëria.