Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka uruar presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev, në ditën e tyre të çlirimit.
E para e vendit, ka theksuar se lidhjet me Bullgarinë bazohen në miqësi ndërshtetërore.
“Lidhjet ndërmjet Kosovës dhe Bullgarisë bazohen në miqësi dhe bashkëpunim, dhe ne mbetemi thellësisht mirënjohës për mbështetjen e palëkundur të Bullgarisë. Ne mezi presim të forcojmë partneritetin tonë në vitet në vijim”, tha më tej Osmani.