Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku ka thënë se pavarësisht se nuk kanë arritur rezultatin e menduar në zgjedhjet e 9 shkurti, partia ka shënuar rritje për 70 mijë vota.
I pari i LDK’së tha se partia e tij edhe në këto zgjedhje ka dal partia e tretë pas LVV-së e PDK-së, e për këtë Abdixhiku ka thënë se ka marrë përgjegjësinë
Derisa theksoi se pas certifikimit të rezultateve do të nis turin e falënderimit.
“Tani që numërimi i votave nga mërgata po i afrohet fundit, e kemi të qartë dhe fotografinë finale të zgjedhjeve tona.Jo, nuk arritëm rezultatin e menduar. Jo, nuk ndryshuam renditjen që dukej se na ishte parapërcaktuar. Për këtë kam marrë përgjegjësinë mbi supe unë! Por, po, jemi rritur! Dhe atë për plot 70 mijë vota! Si kurrë më parë! Për plot 7 deputetë më shumë. Së shpejti, pas certifikimit të rezultateve, do të nisi TURNEUN E FALËNDERIMIT. Sepse ju kam premtuar! Ju kam dhënë fjalën se nuk do të shihemi vetëm në zgjedhje. Do të takoj gjithë ata që u rreshtuan në thirrjen time për ndryshim. Këtë herë nuk ishim mjaft. Por u bëmë më shumë. Do të bëhemi dhe më shumë!”, ka shkruar ai.