Ministria e Mbrojtjes e Republikës së Kosovës ka njoftuar se me datën 5 mars fillon manifestimi i përvitshëm për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së, shkruan TV Arbëria.
Në njoftimin e bërë nga kjo ministri thuhet se përgjithmonë do të kujtohet me përulësi sakrifica e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Me datën 5 mars fillon manifestimi i përvitshëm për nder të Epopesë së lavdishme të UÇK-së. Përgjithmonë do të kujtojmë me përulësi sakrificën e dëshmorëve dhe luftëtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, thuhet në njoftim.