Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri më tani ka përditësuar rezultatet e 47.34% të votave të dërguara me postë nga diaspora.
Por, cilët janë kandidatët e partive që kanë marrë më së paku vota?
Nga Lëvizja Vetëvendosje (VV), pesë kandidatët e fundit që kanë marrë më së paku vota janë: Shuajb Blakçori 46 vota, Hamdi Jaha 47 vota, Jetmire Vrenezi 59 vota, Enver Haliti 71 vota dhe Vendenis Lahu 87 vota.
Nga Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK), kandidatët e fundit që kanë më së paku vota janë: Florian Dushi 36 vota, Laureat Gojnovci 32 vota, Bashkim Gashi 44 vota, Ajlin Shishko 45 vota dhe Fatbardha Istrefi Avdiu 49 vota.
Nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), kandidatët e fundit që kanë marrë më së paku vogta janë: Burim Januzi 8 vota, Drita Qenaj poashtu 8 vota, Gresë Baraliu-Halili 11 vota, Igballe Asllani Potera 12 vota dhe Qefsere Kuç 19 vota.
Nga koalicioni AAK-NISMA, kandidatët e fundit në renditje me më së paku vota janë: Naim Gjoshi, Myrtez Zekolli nuk kanë marrë asnjë votë, kurse nga një votë kanë marrë Fatmir Gashi, Burim Hasani, Driton Maliqaj dhe Muhamet Mujaja.
Kujtojmë se deri tani janë procesuar 89 nga 188 vendvotime sa janë gjithsej.
Vetëvendosje del të jetë e para aktualisht me 51.34 për qind apo 14 mijë e 432 vota.
Lidhja Demokratike e Kosovës renditet e dyta me 29.74% apo 8360 vota.
Partia Demokratike e Kosovës 8.12% apo 2283 vota.
AAK-NISMA ka pësuar rënie pasi nga 4.76 sa ishte mbrëmë sot është në 4.15%.