Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Hoxhë Muhamed Stublla: Vlera e veprave në muajin e bekuar të Ramazanit është shumë e madhe

Hoxhë Muhamed Stublla: Vlera e veprave në muajin e bekuar të Ramazanit është shumë e madhe

Hoxhë Muhamed Stublla ka thënë se vlera e veprave në muajin e bekuar të Ramazanit është shumë e madhe.

I  ftuar në emisionin “N’PULT”, ai tha se për këtë arsye edhe shtohen namazet vullnetare, shtohet bamirësia e sadakaja.

“Vlera e veprave në muajin e bekuar të Ramazanit është shumë e madhe, prandaj shtohen namazet vullnetare, shtohet bamirësia, sadaka. Pejgamberi ka qenë gjithmonë bujarë po në Ramazan e ka arritë kulim e bujarisë së tij,  dhe kjo është ajo nxitja shpirtërore që neve na stimulon që të bëjmë sa më shumë vepra të mira, të falim namaz më shumë, të ndihmojmë më shumë, të jemi më të sjellshëm. Sepse shpërblimet janë më të larta dhe kjo është ajo që përkthehet në një kënaqësi shpirtërore tek besimtarët muslimanë”, tha Stublla./TV Arbëria./