Analisti politik, Krenar Shala ka deklaruar se Serbia nuk është më e interesuar për Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe.
Kjo pasi sipas Shalës, tashmë i ka humbur efekti pasi veriu është nën kontrollin e Qeverisë së Kosovës.
Arsyeja pse sipas Shalës, Serbisë i duhet Asociacioni është vetëm ta fajësojë Kosovën se nuk po i përmbush obligimet e saj.
“Serbia nuk e don më Asociacionin veç e përdorë kështu për me ja lanë fajin Kosovës. E ka humb verin tash s’i vynë tash i duhet Asociacioni veç për me ia lënë fajin Kosovës me thonë Kosova është problem që s’po e bënë Asociacionin, se kurgjo s’i vynë ma s’ka efekt pa veriun kurgjo, e ka humb veriun ça me bo me atë Asociacion”, tha Shala në emisionin “ARB DEBAT”.
Derisa shtoi se “Albin Kurti ju hin nëpër zyre i arreston kryetarët e komunave”./TV Arbëria./