Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kasolli: Obligimet e Kosovës janë shëndrru në detyrime ndaj partnerëve – Shala: S’kemi punë me Bashkësinë Ndërkombëtare kemi punë me Serbinë

Kasolli: Obligimet e Kosovës janë shëndrru në detyrime ndaj partnerëve – Shala: S’kemi punë me Bashkësinë Ndërkombëtare kemi punë me Serbinë

Analisti politik, Afrim Kasolli në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria duke komentuar “mospermbushjen” e obligimeve të shtetit të Kosovës të dala nga marrëveshjet me Serbinë, ka deklaruar se këto obligime tashmë janë shëndrruar në detyrime të Kosovës ndaj partnerëve ndërkombëtare.

“Fatkeqësisht ose fatmirësisht merre sit ë duash tash qito obligime më Serbia nuk ka asgjë me këtë punë, këto obligime të Kosovës janë shëndrru në detyrime të Kosovës në raport me partnerët ndërkombëtarë. Do me thënë Kosova ka tash telashe me..”, tha Kasolli.

Derisa i menjëhershëm ka qenë reagimi i analistit Krenar Shala, i cili e kundërshtoi Kasollin duke thënë se nuk mundet Kosova të lëshojë pe para Serbisë.

“Ne s’kemi punë me bashkësinë ndërkombëtare, ne kemi punë me Serbinë, nuk mundesh me i lëshu pe Serbisë”, tha Shala./TV Arbëria./