Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Berisha për Kurtin: Njeri i ushtrum për mu ngreh zhag, qe katër vjet se ka ngreh zhag kërkush “ka mendu që ta bëjë një spot të stilit të tij”

Berisha për Kurtin: Njeri i ushtrum për mu ngreh zhag, qe katër vjet se ka ngreh zhag kërkush “ka mendu që ta bëjë një spot të stilit të tij”

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka kritikuar qasjen e kryeministrit aktual, Albin Kurti ne raport me Prokurorinë e Shtetit.

Berisha në emisionin “ARB DEBAT” tha se Kurti ka tentuar që ti provokojë organet e drejtësisë në kohë fushatë por që, sipas Berishës, nuk e ka arritur.

Madje ai tha se kryeministri Kurti është “njeri që është i ushtrumë për mu ngreh zhag edhe këto katër vjet se ka ngreh zhag kërkush edhe ka mendu që ta bënë një spot të stilit të tij”.

“Tash është deshtë me i mat punët që i kanë bë këta dhe të tjerët. Në fakt mosdalja në asnjë debat e Albinit në rend të parë por edhe e eksponentëve të regjimit dmth i kanë ikë përballjes me rivalët politik, sepse s’kanë pasë çka me folë dhe për atë gjuha e tij ka qenë e ashpër, ofenduese dhe linçuese. Jo veç në  raport me partitë opozitare por edhe me organet e drejtësisë. Tregon se sa qytetar në rend të parë i papërgjegjshëm është sepse qasja e tij në raport me organet e drejtësisë ka qenë  nivel i ulët. Drejtësia nuk ka ra viktimë e planifikimeve që I ka pasë ky me provoke situatën në kohë fushate, mirëpo gjithsesi ky është njeri që është i ushtrumë për mu ngreh zhag edhe këto katër vjet se ka ngreh zhag kërkush edhe ka mendu që ta bënë një spot të stilit të tij, po megjithatë ai nuk ka qare si qytetarë pa iu përgjigj organeve të drejtësisë”, tha Berisha në TV Arbëria.