Nuredin Ibishi nga Lidhja Demokratike e Kosovës në emisionin “ARB DEBAT” në Tv Arbëria ka deklaruar se Kosova po hynë në një situatë mjaft delikate sa i përket formimit të institucioneve.
Kjo pasi sipas tij, Lëvizja Vetëvendosje nuk i ka marrë votat të cilat ka pretenduar që do t’i marrë.
“Është një situatë mjaft delikate ngase pretendimet e Vetëvendosjes ishin tjera pra sikur që thanë të 500 mijëve sikur që thanë ashtu, e që nuk e kanë aktualisht edhe mendoj që mund të bëhet zgjidhja e shpejtë mirëpo mund të hyjmë në një fazë mjaft të rëndë të zgjidhjes së situatës apo në një situatë që është vetëm e përkohshme deri në momentin kru duhet të rizgjedhet presidentja ose ti vazhdohet mandati, apo të kandidojë kandidati tjetër. Sepse atëherë kur do të duhen 2/3 at e kuorumit, atëherë do të jetë problem”, tha Ibishi./TV Arbëria./