Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Zafiri nga Nisma: Martin Berishaj ka qenë vizitorë, brenda javës e ka marrë shtetësinë e Kosovës

Zafiri nga Nisma: Martin Berishaj ka qenë vizitorë, brenda javës e ka marrë shtetësinë e Kosovës

Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka deklaruar se ambasadori Martin Berishaj e ka marrë shtetësinë e Republikës së Kosovës brenda javës.

Madje ai hedhi kritika duke thënë se “bota e krimit dhe kriminelëve përreth Vetëvendosjes dhe Kurtit i kanë marrë shtetësitë”.

“Jashtëligjshëm e ka fitu të drejtën për me pasë shtetësinë njejtë sikur ambasadori Berisha,  i cili nuk ka jetu në Kosovë ka qenë vizitorë në Kosovë dhe brenda javës e ka marrë shtetësinë dhe për me marrë shtetësinë janë disa procedura. Ti ke qytetarë nga Luugina e Preshevës që jetojnë në Kosovë qe 25 vite dhe nuk e kanë marrë shtetësinë. Bota e krimit dhe kriminelëve përreth Vetëvendosjes dhe Kurtit i kanë marrë shtetësitë”, ka thënë Berisha në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria.