Zafir Berisha nga Nisma Socialdemokrate ka thënë se kryeministri aktual i Kosovës, Albin Kurti nuk është lider.
I ftuar në emisionin “ARB DEBAT” në TV Arbëria, ai tha se shumë hije qëndrojnë prapa Kurtit duke aluduar në koordinatoren e kësaj partie Dejona Mihali.
“Në konferencën para subjektit të tij politik i ka falënderu votuesit e tij por me gjasë ata që e dirigjojnë ata ja kanë tërhjekë vërejtjen sepse ju ka dalë jashtë skenarit. Albini nuk është lider, çfarë lideri ai është në fakt jëhstu lider me bë zhurëm por botërisht dihen se qëndrojnë shumë hije pas tij. Dejona Mihali është njëra prej kryesoreve, po unë dyshoj që ka edhe të tjerë sepse Dejona Mihajlin e keni parë në konferencën për shtyp në atë tribunën e improvizume ajo ka qenë mbrapa Albinit”, tha Berisha.
Derisa theksoi se “është person i dyshimtë të cilës përmes tevlevizionit juaj i bëjë apel presidentes që t’ia merr shtetësinë. Sepse një, ka dilema se si e ka marrë ajo shtetësinë dhe në momentin që një qytetar që nuk është i Kosovës e merr shtetësinë, ai ka obligime ligjore dhe kushtetuese. Presidentja ka të drejtë ta shpall person non grata në Kosovë”, tha më tej Berisha./TV Arbëria./