Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > I mbijetuari i masakrës së Poklekut: Ishalla shteti vepron më shpejtë dhe ma hjekë një barrë të jashtëzakonshme

I mbijetuari i masakrës së Poklekut: Ishalla shteti vepron më shpejtë dhe ma hjekë një barrë të jashtëzakonshme

Fadil Muqolli njëri nga të mbijetuarit e Masakrës së Poklekut duke rrëfyer mbi historinë dhe përjetimet e tij rreth kësaj ngjarje, ka thënë se shpreson që Qeveria dhe institucionet shtetërore të bëjnë më shumë në këtë aspekt.

I ftuar në emisionin “Përtej Tregimit” në TV Arbëria, Muqolli tha se dëshira e tij është që të ketë një ciceron i cili do të rrëfente për vizitorët mbi këtë masakër.

“Me kçyr kështu në aspektin njerëzorë veç mu nuk më takon aty me nejt. Po ishalla shteti vepron më shpejtë e përfundon projektin e fundit që pritet të filloj dixhitalizimin e gjithçka çka është brenda, dhe ma hjek një barrë të jashtëzakonshme që e kam dhe ta bëjë një jetë sadopak të qetë, kjo jetë që më ka mbet”, tha Muqolli./TV Arbëria./