Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kurti pret në takim ambasadorin italian, ZKM: Diskutuan për hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Kurti pret në takim ambasadorin italian, ZKM: Diskutuan për hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka pritur në takim sot ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet në vend dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Po ashtu ata kanë folur për hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit të rezultateve,

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti priti sot në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu. Diskutuan për zhvillimet në vend, me theks te mbarëvajtja e zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe hapat për formimin e institucioneve pas certifikimit te rezultateve. Në takim gjithashtu u theksua rëndësia e forcimit të mëtejshëm të marrëdhënieve dypalëshe Kosovë-Itali.”