Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Canaj: Askush nuk e di se çka na pret pas formimit të qeverisë në kuptimin e politikës së jashtme

Canaj: Askush nuk e di se çka na pret pas formimit të qeverisë në kuptimin e politikës së jashtme

Ish-diplomati Blerim Canaj në emisionin debat me Rid Berishën në TV Arbëria, ka thënë se kalkulimet që mund të bëhen për koalicione nuk i sjellin ndonjë të mirë opozitës.

Ai potencon se nuk e di askush se çfarë do ta pret Kosovën në kuptimin diplomatik.

“Kalkulimet opozitës nuk i sjellin kushedi cfarë të mire që të futen në koalicion dhe ta marrin pushtetin. Pse po them këtë, ne e dimë se çfarë do të trashëgojnë në tavolinë, askush nuk e di se çka na pret në të ardhmen pas formimit të qeverisë në kuptimin e politikës së jashtme, në kuptimin e dialogut, ne e dimë që ata do ta trshëgojnë një zotim të kryeministrit të Brukselit, ne e dimë që do ta trashëgojnë aneksin e Ohrit, ne e dimë që në tavolinë do t’i pret një draftstatut të asociacionit me kompetenca eksekutive”, ka thënë Canaj në TV Arbëria.