Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Ekskluzive: Ra softueri derisa u numëronin votat / Ja çka deklaron menaxheri i kompanisë ‘Cacttus’

Ekskluzive: Ra softueri derisa u numëronin votat / Ja çka deklaron menaxheri i kompanisë ‘Cacttus’

Armend Malazou në një deklaratë ekskluzive për TV Arbëria dha disa detaje se përse u lakua aq shumë më të drejtë emri i tij dhe i kompanisë që e drejton, Cactus, për numërimin online të votave nga KQZ në platformën e saj në internet. I gjithë opinioni mbrëm mbeti i shokuar teksa faqja onlinë e KQZ u vërejt se ka ndërhyrje nga brenda apo nga jashtë duke e deformuar rezultatin e votave të numëruar moment pas momenti.

Lidhur me këtë çështje, në një prononcim për TV Arbëri, ka folur menaxheri i softuerit të faqes së KQZ-së, Armend Malazogu. Ai deklaroi se s’ka pasur asgjë të qëllimshme sa i përket kësaj rënie. “S’ka pas asgjë të qëllimshme, sistemi i brendshëm është duke funksionuar numërimi i votimeve është duke vazhduar, i vetmi sen që ka qenë është faqja ku janë paraqitur rezultatet”, pohoi ai.

Malazogu e konfirmoi edhe zyrtarisht se tashme më rastin po merret edhe prokuroria. Ai tha se momentalisht janë duke u marrë institucionet të cilat kanë të bëjnë me prokurorinë dhe policinë e Kosovës.

“Jemi duke u marrë me institucionet përkatëse me këtë çështje edhe unë momenatlisht jam në KQZ, derisa me institucionet përkatëse me këtë çështje nuk mundem me dhënë deklaratë”

Mbrëmë të gjitha studiot televizive, edhe në të Arbëria, analistët ngrehen dyshime për lidhje të Cactusit me kampin e kryeministrit Kurti veçanërisht kur merret parasysh fakti se Lulëzon Jagxhiu është këshilltar i tij derisa vite më par ai ishte edhe menaxher i Cactusit. Analistet akuzuan drekt kryeministrin për ndërhyrje në sistem më qëllim të krijhimit të konfuzionit publik dhe të nxitjes së tifozerisë për një rezultat të rremë zgjedhor.

Armend Malazogu, tha për TV Arbëria duke u përpjekë që të justifikojë gjithë lëmshin e krijuar.

“Para se me qenë Lulëzon Jagxhiu në zyrën e kryeministrit ka qenë aksionar por prej momentit që ka kaluar ai nuk ka qenë më pjesëmarrës në kompanin tonë”, shtoi Malazogu duke mos dashur të flas më shumë sepse kompania do të dal edhe më një komuniaktë shpjeguese për faktin se më rastin po merret edhe policia e prokuroria.

Cacttus doli me një komunikatë duke dhënë informacione sipas tyre të mjaftueshme për sqarimin e situatës./tvarbëria/