Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Haradinaj: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, do të reflektojmë

Haradinaj: Nuk jam i kënaqur me rezultatin, do të reflektojmë

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka thënë se nuk është i kënaqur me rezultatin zgjedhor.

Ai në një konferencë për medie tha se përkundër këtij rezultati do të vazhdojë punën për një qeveri të opozitës.

“Edhe pse jemi në rezultate preliminare, 90 % të votave të numëruara, kanë mbetur edhe 10%, votat e diasporës, votat me kusht e pranoj që rezultati nuk është i mirë. Nuk jam i kënaqur me këtë rezultat. Do të reflektojmë, unë Aleanca me këtë rezuzltat që nuk është i mirë. .Ne do ta vazhdojmë këtë rrugëtim për t’i dhënë Kosovës qeverinë opozitare edhe në këtë rrethanë çfarë jemi. E vërteta është se opozita ka fituar shumicën e votave krahasuar me partinë në pushtete e cila pas katër viteve qeverisje nuk arriti të mbajë votat e veta”, tha Haradinaj.