Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Kryeziu: Nuk ka shanse që PDK-ja të bëjë koalicion me VV-në në asnjë rrethanë të mundshme

Kryeziu: Nuk ka shanse që PDK-ja të bëjë koalicion me VV-në në asnjë rrethanë të mundshme

Qëndrim Kryeziu në emisionin direkt në TV Arbëria, pas përfundimit të procesit të votimit ka thënë se nuk beson që do të krijohet një koalicion mes PDK-së dhe VV-së.

Kryeziu jep edhe disa arsye për këtë, duke thënë se Kurti nuk i vizitoi asnjëherë krerët e UÇK-së në Hagë, njëkohësisht edhe disa nga figurat e PDK-së.

“Unë nuk shoh koalicion mes PDK me VV në asnjë rrethanë, e para sepse PDK-ja nuk i ka dy akterët kryesor të partisë brenda, edhe më shumë është edhe inati i pjesës se zoti Kurti nuk i ka vizitu dhe nuk i ka përkrah asnjëherë. Edhe nuk ka shansa që asnjëherë PDK-ja të bëjë koalicionë me VV-në në asnjë rrethanë të mundshme”, ka thënë Kryeziu.