Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Featured > Voton Kurti, fton qytetarët të dalin për të votuar

Voton Kurti, fton qytetarët të dalin për të votuar

Kryeministri i tanishëm e që synon ta marrë edhe një mandat tjetër, Albin Kurti, ka votuar pak më parë.

Ai ka qenë i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, mirëpo Kurti nuk u përgjigj nëse ka votuar edhe ajo.

Kurti para mediave i ka ftuar qytetarët të votojnë.

“Ditë e re dhe mot me diell për zgjedhjet e para të rregullat parlamentare. I falënderoj qytetarët që kanë votuar deri në këto qaste dhe e ftoj çdo njërin që të votojë. Ushtrojeni të drejtë demokratike për ta bërë zërin tuaj të dëgjohet, përdoreni shansin e lirisë për të vendosur për katër vitet e ardhshme”, tha Kurti.