Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Osmani takohet me kongresistin Self: Kosova ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë me ShBA’në

Osmani takohet me kongresistin Self: Kosova ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë me ShBA’në

Presidentja Vjosa Osmani, po vazhdon vazhdën e takimeve të rëndësishme në Uashington D.C.

Atje, ajo u takua edhe me kongresistin republikan, Keith Self, të cilët biseduan rreth bashkëpunimit bilateral dhe për zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë.

“Nga bashkëpunimi bilateral e deri tek zhvillimet e fundit në fushën e sigurisë, biseda me Kongresistin republikan Keith Self ishte një vazhdimësi e bisedës sonë në Teksas muaj më parë”, ka shkruar e para e vendit në Facebook.

“Kosova historikisht ka arritur suksese të mëdha falë mbështetjes dhe miqësisë së fortë që ka me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Me një bashkëpunim të vazhdueshëm dhe gjithnjë edhe më të të afërt, mund të hapim shumë kapituj të rinj në dobi të të dyja vendeve”.