Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Thirrje për hetim të plotë – Gjermania e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

Rohde dënon sulmin në kanalin e ujit: Thirrje për hetim të plotë – Gjermania e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, e ka dënuar fuqishëm sulmin në kanalit e ujit në Zubin Potok.

Ai ka shpërndarë postimi e Shefit të Zyrës së BE’së në Kosovë, Aivo Orav, teksa ka bërë thirrje për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Ka shtuar se Gjermania është e gatshme të mbështes autoritetet e Kosovës.

“Dënoj fuqishëm sulmin në kanalin e ujit në Zubin Potok që prek komunitetet në mbarë Kosovën. U bëjmë jehonë thirrjeve për hetim të plotë dhe vënien e autorëve para drejtësisë. Gjermania është e gatshme të mbështesë autoritetet kosovare”, ka shkruar Rohde në platformën “x”.