Në një intervistë ekskluzive, me rastin e festës së 28 Nëntorit për edicionin e pestë “me 28 çlirimtarë” për TV Arbëria, Ali Gashi, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka pohuar se kjo datë krahas si data e themelimit të shtetit shqiptar, megjithatë do mbahet mend po ashtu edhe për daljen për herë të parë publikisht të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në vitin 1997.
Ushtria Çlirimtare për të ishte një bekim i Zotit. Dhe ajo qëndron në themel të projektit të shtetit të Kosovës. Madje edhe ndryshimet e gjithanshme pozitive në Kosovë që kanë ndodhur për mbi dy dekada nuk mund të paramendohet pa entuziazmin që e ngjalli ajo rezistencë.
Në karrierën e tij ai kujton si moment kulmor datën e 11 majit të vitit 1998, kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe Lëvizja Kombëtare për Çlirimin e Kosovës, e nënshkruan marrëveshjen për bashkimin e këtyre dy forcave politike dhe ushtarake. Sepse në këtë mënyrë u transmetua mesazhi se bashkimi i të gjitha fronteve të luftës. Po ashtu edhe fillimin e krijimit të strukturave luftarake në terren.
Kurse LKÇK-në e quan si njërën prej organizatave me të strukturave me të konsoliduara në aspektin politik dhe narrativ kombëtar, e cila ishte angazhuar edhe nëpërmjet gazetës çlirimi ta ndërgjegjësonte popullin për domosdoshmërinë e luftës si mjet drejt sigurimit të lirisë. Sepse kjo fundit nuk mund të arrihej vetëm nëpërmjet politikës paqësore.
Zoti Gashi ka një besim ta pashtershëm se një ditë ideali kryesor i shqiptarëve bashkimi kombëtar do të bëhet realitet. Madje sipas tij sa “ka diell e hanë kurrë ky ideal nuk do të shuhet”. Mirëpo, ky projekt nuk nënkupton vetëm bashkimin e Kosovës e me Shqipërinë, por edhe pjesën me shqiptarë në Mal të ZI, Maqedoninë Veriore, Luginë të Preshevës dhe Sanxhak. Çdo bashkim vetëm i dy shteteve pa këto pjesë do të ishte padrejtësie ndaj tyre.