Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Lumbardh Salihu uron 28 Nëntorin: Kjo ditë na kujton gjakun e derdhur dhe sakrificat e të parëve për shtetet që gëzojmë sot

Lumbardh Salihu uron 28 Nëntorin: Kjo ditë na kujton gjakun e derdhur dhe sakrificat e të parëve për shtetet që gëzojmë sot

Kandidati për deputet nga LDK, Lumbardh Salihu, ka uruar shqiptarët për 28 Nëntorin, Ditën e Flamurit dhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari.

Ai përmes një postimi në Facebook, ka thënë se kjo ditë na kujton sa shumë gjak është derdhur dhe me sa sakrifica të mëdha kanë luftuar të parët tanë, që sot t’i gëzojmë dy shtete shqiptare.

“Është detyra jonë të punojmë fort për të forcuar edhe më shumë themelet e shtetit tonë dhe të mbajmë gjallë idealet e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë”, ka shkruar Salihu.

Postimi i tij i plotë:

Të dashur vëllezër e motra shqiptare kudo që jetoni, Gëzuar Festën e 28 Nëntorit, Ditën e Flamurit tonë Kombëtar dhe Ditëlindjen e Komandantit Legjendar, Adem Jashari! Kjo ditë na kujton sa shumë gjak është derdhur dhe me sa sakrifica të mëdha kanë luftuar të parët tanë, që ne sot të gëzojmë jo një, por dy shtete shqiptare.

Është detyra jonë të punojmë fort për të forcuar edhe më shumë themelet e shtetit tonë dhe të mbajmë gjallë idealet e atyre që dhanë gjithçka për lirinë tonë.Gëzuar!