Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Haxhiu: Festë që do të duhej të na gëzonte, të na bashkonte, por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur

Haxhiu: Festë që do të duhej të na gëzonte, të na bashkonte, por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur

Deputeti nga Partia Demokratike e Kosovës, Bekim Haxhiu, përmes një postimi në rrjetin social facebook, ka uruar festën e 28 nëntorit.

Haxhiu thotë se kjo fëstë do duhej të na gëzontë dhe të na bashkontë por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur.

“Çmimin e lirisë gjithmonë e kanë paguar atdhetarët!”, ka shkurar ai.

Postimi i plotë:

Urime 28 Nëntorin Ditën e shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë dhe Flamurit Kombëtar, Ditëlindjen e Komandantit Legjendar Adem Jashari dhe Ditën e daljes publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Festë që do të duhej të na gëzonte, të na bashkonte, por fatkeqësisht festa është e zbehtë pa krerët e UÇK-së, sepse liria po mbahet e burgosur.

Çmimin e lirisë gjithmonë e kanë paguar atdhetarët!