Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Vdekja e Sami Repishti/ Hamiti i LDK’së: Përkahu pavarësinë e Kosovës – ishte mik i Ibrahim Rugovës

Vdekja e Sami Repishti/ Hamiti i LDK’së: Përkahu pavarësinë e Kosovës – ishte mik i Ibrahim Rugovës

Muhamet Hamiti i LDK’së, ka reaguar pas vdekjes së publicistit e shkrimtarit Sami Repishti, i cili tha se Repishti, nga ShBA e përkrahu kauzën e lirisë dhe demokracisë në Shqipëri si dhe pavarësinë e Kosovës.

Hamiti përmes një shkrimi në Facebook njoftoi se Repishti po ashtu ka qenë mik i presidentit Ibrahim Rugova.

Postimi i plotë i Hamitit:

Paska ndërruar jetë Profesor Sami Repishti, dijetar, demokrat, antikomunist, njeri me integritet të naltë moral dhe profesional, që nga SHBA përkrahu kauzën e lirisë dhe të demokracisë në Shqipëri, lirinë, pavarësinë dhe demokracinë e Kosovës. Ka qenë mik i Ibrahim Rugovës. Presidenti Ibrahim Rugova i ka akorduar Prof. Repishtit Medalen e Artë të Lidhjes së Prizrenit më 2003, me rastin e 125-vjetorit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit (1878).

(Këtu dy fotografi nga viti 1993). Kam pasur nderin edhe unë ta takoja disa herë Prof. Repishtin. Herën e parë më 1993, siç shihet nga fotografia në Boston, te Kisha ku ka shërbyer Fan S. Noli.

I lindur më 1925, Sami Repishti ka vuajtur shumë vite burg e internim nga regjimi gjakatar i diktatorit Enver Hoxha. Ia doli të arratisej nga ferri komunist i Shqipërisë më 1959. E kaloi pjesën më të madhe të jetës në SHBA.