Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Kryesore > Mulaj i LDK-së uron Festat e Nëntorit, citon fjalët e presidentit historik Ibrahim Rugova

Mulaj i LDK-së uron Festat e Nëntorit, citon fjalët e presidentit historik Ibrahim Rugova

Kandidati për deputet i LDK-së, Besim Mulaj, ka shprehur respektin dhe krenarinë e tij për datën 28 Nëntor, duke e cilësuar si një ditë që përshkon thellësisht historinë dhe identitetin tonë kombëtar.

Sipas tij, kjo është një ditë e shenjtë, kur kujtojmë Pavarësinë e Shqipërisë, heroizmin e Adem Jasharit dhe daljen publike të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), tri momente që bashkojnë popullin tonë dhe na tregojnë rrugën drejt lirisë.

Mulaj theksoi se Adem Jashari nuk ishte vetëm një luftëtar i madh, por një simbol i guximit dhe dashurisë për atdhe, dhe se ai, së bashku me familjen e tij, na mësoi se si duhet të mbrohet liria me shpirt dhe zemër. Po ashtu, ai vlerësoi daljen e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një moment kyç që na dha shpresën dhe forcën për të besuar se ëndrra për liri ishte më afër se kurrë.

Mulaj citon fjalët e Dr. Ibrahim Rugovës, Presidentit historik të Kosovës, se “Paqja dhe liria janë të shenjta, sepse janë qëllimi i përpjekjeve tona si popull dhe si komb.”

Në këtë ditë, ai apelon që të gjithë të bashkohen rreth flamurit, me krenari dhe respekt për të kaluarën tonë të lavdishme, duke reflektuar mbi përgjegjësinë që kemi për të ndërtuar një të ardhme më të mirë, më të drejtë dhe më të bashkuar për brezat që vijnë.