Pesë trupa u gjetën në det të dielën pasi gomonia me të cilën po udhëtonin u shpua rreth 90 km nga ishulli spanjoll Lanzarote, në Ishujt Kanarie, thanë shërbimet spanjolle të Shpëtimit Detar për Reuters.
Autoritetet thanë se kishin nisur menjëherë ekipin e shpëtimit pasi kishin pikasur gomonen nga një aeroplan.
17 persona u shpëtuan në njërën ndërsa në tjetrën 80.
Rruga e Atlantikut për në Ishujt Kanarie ka parë rritjen më të shpejtë të migrimit të parregullt në vitet e fundit.