Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Szunyog: BE mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës energjetike

Szunyog: BE mbështet Kosovën me 75 milionë euro si pjesë e Paketës energjetike

Ambasadori i Bashkimit Evropian, Tomas Szunyog përmes një postimi në Twitter ka treguar se ka takuar Delegacionin i Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, shkruan Arbëria TV.

Ai tha se në takim u konstatua se Plani i Rritjes ofron një nxitje shtesë për reforma të përshpejtuara dhe siguron burime financiare për projekte të rëndësishme.

“U theksua se BE-ja e mbështet Kosovën me 75 milionë euro në kuadër të Pakos për Mbështetjen e Energjisë”, thuhet në njoftimin e Szunyog.