Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Detaje nga aksidenti mes veturës dhe kamionit në fshatin Shirokë, tre persona të lënduar rëndë

Detaje nga aksidenti mes veturës dhe kamionit në fshatin Shirokë, tre persona të lënduar rëndë

Tre persona janë të lënduar rëndë pas një aksident trafiku që ka ndodhur sot [e mërkurë] në fshatin Shirokë të Suharekës në mes një veture dhe një kamioni.

Aksidenti ka ndodhur në orën 12:15 në Zonën Industriale në Shirokë. Këtë e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi. Bytyqi u shpreh se për tërheqjen e njërit nga të lënduarit ka intervenuar Njësiti i Zjarrfikësve.

“Rreth orës 12:15 e kemi përdorë një aksident trafiku në Zonën Industriale në Shirokë të Suharekës. Në aksident janë të përfshirë një kamion dhe një veturë e udhëtarëve. Si pasojë e aksidentit tre persona kanë pësuar lëndime të rënda trupore dhe dëme të mëdha material.

Kanë intervenuar edhe ekipi I Zjarrfikësve për tërheqjen e njërit prej të lënduarve. Të tre të lënduarit gjenden në Spitalin Rajonal, në Prizren”, ka thënë Bytyqi.