Arbëria TV

Blog Post

Arbëria TV > Lajme > Sulm me thikë në një spital në Kinë, 2 të vdekur

Sulm me thikë në një spital në Kinë, 2 të vdekur

Dy persona kanë vdekur dhe 21 të tjerë janë plagosur nga një sulm me thikë në Kinën Jugperëndimore.

Një burrë i veshur me te zeza ka hyrë në spital duke mbajtur thika në duar, shkruajnë mediat e huaja. Policia ka deklaruar se i dyshuari është nga Poji në Zhenxiong. Nuk dihet ende nëse ai është arrestuar.

“Aktualisht, të plagosurit po marrin trajtim në spital. Hetimet janë duke vazhduar”, thuhet në njoftimin e policisë.

Autoritetet kanë bërë thirrje për kujdes. Armët e zjarrit janë të ndaluara në Kinë, por në vend janë regjistruar disa sulme me thikë.