Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person në Lipjan nën dyshimin se ka sulmuar djalin e tij së bashku me renë.
I dyshuari është dërguar në mbajtje.
“Lipjan 30.04.2024 – 14:05. Viktima femër kosovare, ka njoftuar policinë se ajo dhe bashkëshorti i saj janë sulmuar fizikisht nga vjehërri dhe kunati i saj. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa njëri nga të dyshuarit (vjehërri) është arrestuar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.