Për dy vjet, një qen i zi u shndërrua në të bardhë për shkak të vitiligos, gjendje kjo në të cilën lëkura dhe flokët e humbasin pigmentin.
Në fund të vitit 2021, në moshën dyvjeçare, Buster u diagnostifikua me vitiligo.
Por, pronarit të tij, Matt Smith, iu tha që shëndeti i qenit nuk do të ndikohej, përcjell Telegrafi.
Në fillim, Smith bëri me dije se qeni i tij kishte vetëm disa njolla të vogla të bardha rreth syve, hundës dhe mjekrës. Por, nëntë muaj pas, fytyra e qenit ishte mbushur me njolla. Ndërsa sot, Buster nga e zeza ka kaluar në të bardhë.
Fillimisht, Smith kishte postuar një foto në Reddit për të treguar se si qeni kishte ndryshuar brenda nëntë muajve.
Së fundmi, ai ka bërë edhe një tjetër postim ku njofton se kafsha e tij është zbardhur plotësisht.
“Nëse nuk do e kishit shpjeguar tranzicionin, nuk do kisha besuar”, shkroi një përdorues.
“Kjo është gjëja më magjepsëse që kam parë ndër vite”, shkroi një tjetër. /Telegrafi/
[OC] My dog Buster has the skin condition vitiligo. It causes depigmentation of the skin (and fur). The left photo is from 9 months ago. The right photo was taken today!
byu/TallyMatty inaww
My boy Buster (4yo) has completely changed from black to white over the course of the last 2.5 years.
byu/TallyMatty inaww