spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Hamasi “po shqyrton propozimin e fundit të Izraelit për armëpushim në Gazë”

Extra AL PVC

Hamasi ka njoftuar se po shqyrton propozimin e fundit izraelit në lidhje me një armëpushim të mundshëm në Gazë.

Bëhet e ditur se shenjat e bisedimeve të armëpushimit vijnë pasi OKB-ja paralajmëroi se “pragjet e urisë në Gazë do të shkelen gjatë javëve të ardhshme”, nëse atje nuk arrin ndihma ushqimore.

Gjithashtu, kushtet pritet të përkeqësohen nga një ofensivë që Izraeli zotohet ta kryejë kundër batalioneve të Hamasit në Rafah.

Rafahu ndodhet në kufi me Egjiptin dhe strehon me qindra mijëra palestinezë.

Ndryshe, Egjipti, Katari dhe SHBA-ja, janë përpjekur të arrijnë një marrëveshje armëpushimi në Gazë, por pa sukses deri më tash, përcjell Telegrafi.

Ka pasur përparim të dukshëm në afrimin e pikëpamjeve të delegacioneve egjiptiane dhe izraelite”, tha al-Qahera News, media kjo e lidhur me shërbimet e inteligjencës egjiptiane.

E ndërsa bisedimet zvarriten, në territoret palestineze vdesin dhjetëra njerëz çdo ditë, sipas shifrave nga Minstria e Shëndetësisë e kontrolluar nga Hamasi.

Lufta e cila filloi me sulmin e paprecedentë të Hamasit më 7 tetor, deri më tash thuhet se ka rezultuar në vdekjen e rreth 1,170 izraelitëve, kryesisht civilë, dhe rreth 34,388 palestinezëve.

Ndryshe, një samit ndërkombëtar do të zhvillohet së shpejti në Arabinë Saudite dhe do të ketë për fokus luftën dhe situatën humanitare.

Një prej liderëve që do të marrë pjesë në takim është edhe Sekretari amerikan i Shtetit, Antony Blinken.

Dhuna e rritur midis grupeve militante dhe Izraelit ka rritur frikën për një konflikt të zgjeruar në Lindjen e Mesme.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Pamje nga bastisjet në veri, Policia e Kosovës futet nëpër disa institucione financiare

Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa institucione...

Policia: Mbyllen 6 njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri, operacioni po zhvillohet pa problem

Policia e Kosovës ka konfirmuar mbylljen e gjashtë njësive...

Aksion në veri, mbyllen gjashtë njësi ilegale të “Bankës Postare Kursimore”

Policia e Kosovës, këtë të hënë e ka filluar...

Pamje nga bastisjet në veri, Policia e Kosovës futet nëpër disa institucione financiare

Policia e Kosovës po kryen bastisje në disa institucione financiare në veri të vendit. Mediat serbe kanë publikuar pamje të policëve që janë futur në...

Policia: Mbyllen 6 njësi të të ashtuquajturës ‘Bankë Postare Kursimore’ në veri, operacioni po zhvillohet pa problem

Policia e Kosovës ka konfirmuar mbylljen e gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit. Policia njoftoi se po zhvillon një...

Aksioni i policisë në veri, Sveçla: Shërbimi ndaj të gjithë qytetarëve pa asnjë dallim do të vazhdojë të jetë qëllimi ynë…

Policia e Kosovës gjatë ditës së sotme ka kryer një aksion në katër komunat verioretë Kosovës, ku ka mbyllur 6 njësi të të ashtuquajturës...