Lumir Abdixhiku premton rritje enorme rrogash: Mësuesve 224 euro, mjekëve 296, policëve 200 euro

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, u zotua në Pressing...

Nënsekretarja amerikane e Shtetit: Jemi thellësisht të përkushtuar për sigurinë e veriut të Kosovës

Nënsekretarja amerikane e Shtetit për Diplomaci dhe Çështje Publike,...
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina por Evropa, paralajmëron ministri gjerman

Extra AL PVC

Gjermania do të vazhdojë mbështetjen e saj për Ukrainën dhe do të kundërshtojë ambiciet e presidentit rus, Vladimir Putin, ka njoftuar Ministri gjerman i Financave, Christian Lindner.

Ne e mbështesim Ukrainën sepse ajo është linja jonë e parë e mbrojtjes kundër Putinit”, tha Lindner, partner i koalicionit qeverisës gjerman të udhëhequr nga socialdemokrati Olaf Scholz.

Sipas ministrit, Putini jo vetëm që dëshiron ta fshijë Ukrainën nga harta, por ai dëshiron të ndajë Evropën dhe NATO-n dhe të sigurohet që SHBA-ja të tërhiqet nga Evropa, shkruan yahoonews, përcjell Telegrafi.

Qëllimi i Putinit nuk është Ukraina. Qëllimi i tij është të jetë në gjendje të ushtrojë pushtet mbi ne. Dhe ai kurrë nuk duhet të ketë sukses në këtë gjë”.

Për këtë arsye, ministri thotë se Gjermania dhe aleatët e saj duhet të përmirësojnë aftësitë për mbrojtje.

Ndryshe, Gjermania ka miratuar fondin special prej 100 miliardë eurosh për përditësimin e ushtrisë, i cili do të përdoret brenda disa vitesh.

Detyra jonë për të mbrojtur paqen dhe lirinë në Gjermani, Evropë dhe botë nuk duhet të jetë e kufizuar në vite. Ajo potencialisht është detyrë për dekada dhe breza të tërë”, tha Lindner.

/TV Arbëria

spot_img

Të fundit

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të...

Domatet kanë një efekt anësor shumë të rrezikshëm: Disa njerëz nuk duhet t’i hanë ato

Domatet e freskëta mund të shihen gjithnjë e më...

Çfarë është GJNP-ja dhe pse po kërkon urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit

Gjykata Ndërkombëtare Penale (GJNP) së shpejti mund të lëshojë urdhër-arreste për udhëheqësit izraelitë dhe ata të Hamasit, përfshirë kryeministrin izraelit Benjamin Netanjahu, më shumë...

5 gjërat që janë të ndaluara pas orës 5 të pasdites nëse doni të humbni peshë

Gjumi është po aq i rëndësishëm një komponent i humbjes së peshës sa dieta, dhe sa më herët të shkojmë për të fjetur, aq...

Konsumimi i tepërt i ujit mund të jetë i dëmshëm për trupin

Shpesh do të dëgjoni se është e nevojshme të konsumoni sasi të mëdha uji çdo ditë, por në fakt, hidratimi i tepërt mund të...